Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se 4 persona janë arrestuar, Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna, pas zjarrit që përfshiu kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë, pasditen e 14 prillit.
Sipas bluve të Tiranës, nga veprimet e para hetimore dyshohet se në ambientin e pasmë të marketit që menaxhonte shtetasja Razie Sula në rrethana të paqarta ka rënë zjarr në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina, ecila kjo e fundit nuk kishte marrë masa për heqjen e tyre.
Policia shprehet se Grupi Hetimior po vijon punën në venngjarje për të përcaktuar dëmin material në total.
Ndërkohë nga flakët u dëmtuan 11 punonjës të cilët vijojnë të marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.









