Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se po përgatitet për protesta kundër qeverisë. Ai tha se nuk ka rrugë tjetër për të mposhtur Edi Ramën, veç nisjes së beteja në shesh. “E vështirë. Sakrificë. Por rrugë tjetër, ju garantoj vetëm veten e gënjejmë” tha ai.
“Kush të dojë në këtë mision, duhet t’i rikthehet protestës” tha më tej Berisha. Tubimet në shesh pritet të nisin pas denoncimit të fakteve, sipas Berishës të manipulimit të votave dhe analizës brenda strukturave.
“Duhet të marrin vendime individuale për të dalë bashkë në një betejë të hapur. Dua të them, PD, kush të dojë në këtë mision, duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë. Sakrificë. Por rrugë tjetër, ju garantoj vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë veten, por besojmë në të vërteta.
Porosia e fundit! Berisha: Tre hapat për të shkuar te beteja e re me Ramën
Si misionarë duhet të përgatitemi krahas përpjekjeve për një analizë sa më serioze të problematikave tona të brendshme, që të ngremë partinë në një nivel tjetër administrativ, të përtërimë siç erdhët ju me primaret, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.
LIVE-Berisha mbledh humbësit dhe fituesit: Strategjia kundër Ramës
A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo. Nëse në vitin 2021 në prill, të cilat ishin zgjedhje politike, PD do mbronte votën, do derdhej në rrugë, këto probleme që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë në këtë shkallë” tha Berisha.