-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Kosovë! Kërcënon Serbia: Deri në orën 14:00 ushtria gati

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha se deri në orën 14:00 do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiç për rritjen e gatishmërisë luftarake, shkruan REL.

Në veri të Kosovës, grupe serbësh lokalë u mblodhën sërish të hënën për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Të premten e kaluar, protestuesit serbë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila i ndihmoi kryetarët për t’u vendosur në objektet komunale.

Në përgjigje, Vuçiç dha urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

“Njësitë e ushtrisë serbe do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë është rritur për të bërë me dije se “ka vija të kuqe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit