Kryetar i Zveçanit Ilir Peci ka konfirmuar se sot në orën 09:00 do të jetë pjesë e një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier i cili do të zhvillohet në Prishtinë.
Takimi mësohet se do të mbahet në zyrën e Bashkimit Evropian.
Peci së bashku me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqir janë duke udhëtuar me veturë për në Prishtinë për t’u takuar me Hovenier.
“E kemi një takim me ambasadorin amerikan, jam në veturë bashkë me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin duke ardh ne Prishtine”, ka thënë Peci për mediat kosovare.
I pyetur nëse sot do të shkojë në vendin e tij të punës, ai ka lënë të kuptohet se kjo do të vendoset pas takimit që do të zhvillojë me ambasadorin amerikan.
Edhe Zeqiri është shprehur se fillimisht do të takohet me ambasadorin amerikan dhe më pas do të vendos nëse do të shkojë në zyrën e tij apo jo.
Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.