-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk do jetë më opinionist i BBV? Arbër Hajdari zbulon të vërtetën

Kryesoret

Arbër Hajdari, i cili ka qenë opinionist për 2 edicione të Big Brother VIP duket se nuk do e shohim më të ulur në karrige për të dhënë opinione rreth veprimeve të banorëve. Sipas tij, viti më i vështirë ishte edicioni i parë ndërsa mendon se njihet nga publiku edhe nuk e sheh veten në BBV 3.

“Vjet ishte ndoshta pak më vështirë sepse ishte edhe edicioni i parë, por unë jam një njëri që mësohet shpejt me gjërat. Jam munduar t’i rri larg trysnisë që krijohet nga banorët, dashamirësit e tyre, dhe të prezantoj atë që jam.
Mendoj se opinionisti përzgjidhet për të dhënë mendimin e tij ashtu si e shikon ai. Asnjë nuk mund të jetë një opinionist i përjetshëm.
Sepse konsumohesh, njerëzit e kuptojnë se kush je dhe çfarë mendimi ke dhe mbase nuk ke më asnjë risi. Prandaj, nuk e shoh më veten si opinionist në ‘Big Brother VIP 3″, tha Arbri tek ‘E diell’.

Sa i përket marrëdhënies me Zhaklin Lekatarin thotë se nuk kanë pasur përplasje, por me përfundimn e spektaklit nuk kanë pasur më kontakte.

“Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflikte, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin. Por, këto ditë nuk jemi takuar”, tha Arbri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit