Ende vijojnë protestat para komunave në veri të Kosovës të cilat nisën që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Që në mëngjes protestues serbë janë grumbulluar para ndërtesave komunale ku kanë tentuar edhe të futen.
Nga ky grumbullim i serbëve janë shtuar forcat e policisë si dhe KFOR-i të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Lista Serbe tentoi negociata me KFOR-in, ushtari amerikan: Nuk jam këtu për të negociuar
Sot pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh.
Ndërkohë protestuesit kanë kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovës i cili u vendos disa ditë më parë në komuna duke hequr atë serb.
Vjen reagimi i parë, Serbia: Nuk mund të ketë kryetarë shqiptarë në veri