-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kë kriminel shoqëroi me makinë? Arrestohet i riu në Berat

Kryesoret

Policia e e Beratit ka arrestuar  një 19-vjeçar të shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i F. Ç ka shoqëruar në automjet, A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të I. D.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit, Pasurisë, Dhunës në familje dhe të Miturve, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, bënë ndalimin e shtetasit F. Ç., 19 vjeç, banues në Çorovodë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet, shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit