-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luçiano Boçi: Skuadër apo skuadrone të vrasjes së votës

Kryesoret

Rama na paska falenderuar Elbasanin në turin e tij që e quan “të mirënjohjes”, por që në realitet është turi i përqeshjes së njerëzve e vetë socialistëve të ndershëm.

Sa shumë cinizëm e ironi në gjithë këtë falenderim!? Për çfarë dhe kë falenderoi ky?!

Falenderoi kanakarët e tij në bashkitë e qarkut që e lanë publikun “pa fjalë” e pa program?!

Apo falenderoi njerëzit e lënë pa rrugë, pa ujë, pa ndriçim, pa shërbime, të zhytur në skamje e mbi të gjitha pa të ardhme?!

Për çfarë?!

Erdhi t’i falenderojë pse nuk “u ninë” për varfërinë, ndotjen, rrënimin, grabitjen sistematike që i bën, (në realitet qytetarët e shfaqën zemërimin e tyre) apo erdhi t’i thotë si Haxhi Qamil që sa të ketë pushtetin atij nuk “ja nin” për askënd?!

Ndërkohë askush të mos të kërkojë ndonjë fije justifikimi timin në këto rreshta.

I njoh përgjegjësitë dhe këtu parashtroj vetëm të vërtetat e qarkut të dytë më të varfër të Shqipërisë.

Ah, po!

Ndoshta falenderoi atë që ai e bërtet si Skuadër!

Por ka një të vërtetë të hidhur në këtë mes.

“Skuadra” e Ramës në Elbasan dhe kudo, nuk ishin më të majtët që besonin apo besojnë në një drejtim më të mirë për një Elbasan apo Bashki të zhvilluara dhe të jetueshme.

Skuadra nuk ishin as të rinjtë dhe as qytetarët që dinë ta ndjanë mirë të keqen nga e mira dhe të zezën nga e bardha.

As dhe ata që dikur vetë kishin besim tek e majta.

Skuadra u zëvendësua me “skuadronet” e vrasjes së votës.

Skuadronet ishin të mbushur me policë me uniformë e pa uniformë që përgjonin, spiunonin godisnin me të gjitha format, ata me “biografi politike” demokratike dhe që ngrinin krye ndaj regjimit “populloro-skizofrenik” duke bërë fushatë kundër.

Me taksidarë dhe xhambazë “shteti”.

Me skifterë votash, blerës votash, shantazhues votash, hajdutë të dhënash personale, ushtrues të presioneve ndaj atyre që marrin ndihmë ekonomike poshtëruese e atyre që mbijetojnë me bizneset e marra peng nga bashkitë e qeveria.

Skuadronet e vdekjes së votës ishin plot me administratë që luftonte “për bukën e gojës” se pagës, duke ngrënë turpin e radhës me bukë.

Plot me përpilues listash votash të marra me lutje ose tutje, me qarje ose me sharje në emër të një vendi pune, dorë lekësh, apo të një favori çfarëdo qoftë.

Skuadronet u pasuruan më tej me operatorë të negociuar e të trajnuar mirë nga KQZ në bashkëpunim tē ngushtë me PS, të pajisur me teknologji të manipuluar, që merrnin zvarrë votues për t’i korruptuar dëshirën para ekranit të votës.

Skuadronet drejtoheshin nga zyrtarë me koeficent inteligjence afër zeros por ama me koeficent banaliteti politik e lëpirësish banalë afër dhjetës.

Skuadronet kishin në dispozicion të gjitha listat e “vdekjes” së votës me të dhënat e plota personale të dhuruara e të dhunuara nga vetë shteti vrasës i votës dhe i individualitetit njerëzor.

Skuadronet në fund kishin mbi kokë këtë “kokën”: LLUMIN e falenderimit pa falenderime brenda!

Rroftë falenderimi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit