-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polica merr masa për nënën që dhunoi djalin e saj të mitur

Kryesoret

Pas 14 ditësh policia ka reaguar në lidhje me një video që qarkulloi në rrjet ku shihej një nënë duke dhunuar djalin e saj të mitur.

Në lidhje me ngjarjen uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar penalisht K. A 22-vjeç.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Policia e Durrësit falenderon median që denoncon rastet e paligjshmërive dhe e fton atë që të vijojë bashkëpunimin me strukturat e Policisë, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.“, njofton policia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit