-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, kryetari i Zveçanit: Nuk morëm asnjë propozim për të mos dalim në punë

Kryesoret

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci pas tensione prej 2 ditëve në veri të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë.

Peci shtoi se ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit. Ai gjithashtu tha për Kosova Press se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.

“Nuk kemi pasur kësi lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos me u shkaktua ndonjë ekses, jo mos me u lajmërua (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.

Ditën e djeshme Peci dhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kanë takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier pak pasi tensionet filluan në veri të Kosovës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit