-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha bën denoncimin: Rama përdori “zgjedhës shëtitës” për vota

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar procesin zgjedhor në Durrës. Berisha u shpreh se Rama mori pushtetin duke përdorur fenomenin “zgjedhës shëtitës”.

Ish-kryeministri tha se zgjedhës shëtitës janë identifikuar potencialisht 547 mijë persona në zgjedhjet e 14 majit duke bërë me dije se ata do të identifikohen në çdo bashki.

“Farsa elektorale kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilave janë edhe votuesit shëtitës.
Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjë njeri.
Po në këtë kontekst, në qytetin e Durrësit, u gjetën votues të regjistruar në garazhe, kontejnerë në port e gjer të shatërvani në qendër të qytetit si adresë.
Më 25 prill 2021, në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës. U konstatuan se 5470 zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve.
Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votuesish shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Në Bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë votues, pra numri pothuaj u përgjysma. Por ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i zgjedhësve të paidentifikuar u dyfishua nga 5 mijë shkoi në 9600.
Po nga kjo analizë na rezultoi se në këtë qytet, 3900 emigrantë që rezultonin sa kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri.
Të gjitha këto sa fola më sipër për Durrësin, me të gjithë dokumentacionin, PD ia ka dërguar prokurorisë që bën pingpong nga prokuroria e Durrësit e SKAP-i.
Po këto në pamje të parë janë të shkuara. “, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit