I dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák kërkon një zgjidhje urgjente për të shmangur më tej tensionet dhe dhunën në veriun e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale nga Bratislava, ku u mbajt takimi i liderëve të Ballkanit sot, Lajčák shfaqet duke biseduar me kryeministrin Rama, etj.
Over the last two days, I attended @GLOBSEC. During my many meetings and conversations, I discussed the situation in the Western Balkans, in particular the tensions and escalation in the north of Kosovo. We urgently need a political solution. Violence is not acceptable. pic.twitter.com/Im1a2K13gt
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 31, 2023
“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë@GLOBSEC. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme” shkruan ai.