-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos do të vizitojë për herë të parë Kosovën

Kryesoret

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pritet të zhvillojë vizitën e saj të parë në Kosovë të premten, më 15 maj.

Kjo do të jetë hera e parë që Kos takohet zyrtarisht me institucionet e vendit që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit 2024.

Vizita e saj vjen pas një periudhe të gjatë mungese të kontakteve zyrtare me Kosovën, e cila ka qenë e ndikuar nga kriza politike dhe shpërndarja e Kuvendit në mars të këtij viti.

Përveç Kosovës, Kos ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me vendet partnere.

Burime nga institucionet evropiane bëjnë me dije se vizita pritet të konfirmohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim, dhe Komisionarja Kos do të takohet me autoritetet vendore për të diskutuar zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, si dhe për të forcuar lidhjet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit