-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, sulmohet një tjetër makinë e policisë së Kosovës

Kryesoret

Një tjetër makinë e Policisë së Kosovës është sulmuar nga persona të maskuar në Zveçan.

Gazetarja e medias kosovare T7 ka raportuar se persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë makinën e policisë teksa kanë vrapuar duke ndjekur automjetin.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se sot është dëmtuar edhe një automjet i tyre në Zveçan.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.

Nuk ka raportime për të lënduar ndërsa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit