-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet makina e policisë së Kosovës në Zveçan

Kryesoret

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Në Zveçan ka raportuar se gjatë orës së fundit është vërejtur tensionim i situatës në këtë qytet. Në një moment, protestuesit raportohet se e kanë kundërshtuar kalimin e një veture të Policisë së Kosovës.

Një grup i serbëve lokalë është grumbulluar para objektit komunal qysh prej mëngjesit. Por, për shkak të shiut të madh, së fundi protestuesit janë larguar nga rruga, edhe pse protesta nuk është shpallur e përfunduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit