mediat serbe vizita e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginën e Preshevës. Studentët kanë ngritur shqetësime për mungesën e raportimeve nga disa media, ndërsa janë ndalur edhe te prania e strukturave të sigurisë gjatë vizitës së kreut të shtetit shqiptar në jug të Serbisë.
Sipas tyre, vizita e Begajt në Bujanoc dhe Preshevë, zona me shumicë shqiptare, nuk mori vëmendjen e duhur mediatike dhe u shoqërua me atë që ata e cilësuan si heshtje nga disa media pranë pushtetit serb.
“Begaj erdhi në Serbinë jugore nën velin e heshtjes mediatike, sikur të ishte në shtetin e tij. Më vonë morëm një deklaratë nga kryetari i bashkisë së Preshevës ku thuhej se Presheva dhe Lugina e Preshevës janë pjesë e patjetërsueshme e botës shqiptare”, thuhet në reagimin e publikuar nga grupi i studentëve.









