Deputeti Tritan Shehu ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook në lidhje me ndarjen nga jeta të politikanit grek, Theodoros Pangalos.
Shehu shkruan se Pangalos i dha me forcën e qartësinë që kishte një dimension të ri, real, një rol aktiv diplomacisë greke e Greqisë në tërësi.
“Theodoros Pangalos, diplomati novator, politikani konseguent ne mbrojtje te vlerave e te drejtes, u nda nga jeta. Miku im i mire na la, duke krijuar nje humbje te vertete njerzore, intelektuale.
Shtetari, qe ne cdo moment te jetes mbrojti pa u lekundur parimet e tij, te drejtat e qytetareve, te emigranteve shqiptare ne Greqi. Pangalos i dha me forcen e qartesine qe kishte nje dimension te ri, real, nje rol aktiv diplomacise greke e Greqise ne teresi.
Do ta kujtojme gjithmone me respekt te thelle, mirenjohje per ate, qe realizoi per vendin e tij, shqipetaret e Rajonin ne terresi. Ngushellimet me te sinqerta familjes! Diplomacise se Greqise! Miqve te perbashket! Te gjitheve!”, shkruan Tritan Shehu në reagimin e tij në Facebook.