RENEA dhe polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht mesditën e kësaj të mërkure në ujërat e lumit Mat.
Mësohet se, për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.
Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Urës së Zogut në Milot, ku 22-vjeçari Valentin Nikolli ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë.
Por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur mirë not. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.