Aktivistja e PD-së, Alesia Balliu, me anë të një postimi në rrejtin e saj facebook ka reagur sërish ndja kryedemokratit Sali Berisha, pas përjashtimit të saj nga gara për kreun e Partisë Demokratike, zgjedhjet të cilat do të mbahen më 23 maj.
Balliu thotë se Berisha ka vijuar sërish sulmet dhe të pavërtetat ndaj demokratëve.
Postimi i Balliut
Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne!
Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë.
Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.”
E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët.









