-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“1000 vjet në 2 minuta!”, Gazetarja e CNN shpjegon tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Gazetarja e CNN, Bainca Nobilo për mes një video në llogarinë e saj në Twitter ka përshkruar historinë në detaje mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Çfarë fshihet pas tensioneve të ndezura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përplasjeve të dhunshme në Kosovë këtë javë?, ka shkruar prezantuesja e emisionit “The Global Brief”.

Gazetarja pohon se tensionet kanë nisur pasi kryetarët shqiptarë të komunave, ku shumica e popullsisë janë serbë kanë marr drejtimin.

Nobilo tregon se kjo ka ndodhur pasi kryetarët serbë së pari dhanë dorëheqje prej drejtimit të komunave dhe më pas qytetarët e komunitetit serbë bojkotuan zgjedhjet që i ka njohur bashkësia ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu i shpreh se si në Kosovë jetojnë mbi 90 për qind shqiptarë dhe rreth 10 për qind serbë dhe se vendi ynë ka qenë fillimisht nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe më pas të Serbisë.

Kujtojmë se ajo më parë kishte intervistuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth pushtimit rus në Ukrainë dhe ndikimit të saj në Kosovë.

Nobilo së fundi ka filluar të shpjegojë përmes rrjeteve sociale se çfarë po ndodh në zonat e nxehta të ndryshme të botës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit