-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futen në fuqi ndryshimet në polici, çfarë duhet të dini?

Kryesoret

Duke filluar nga dita e sotme hyn në fuqi struktura e re organizative e Policisë së Shtetit, e cila do të sjellë disa ndryshime. Bazuar dhe në hartën e re gjyqësore, e cila solli dhe shkrirjen e disa prokurorive në rrethe, disa komisariate do ndryshojnë juridiksion varësie.

Komisariati i Kavajës që aktualisht është pjesë e Drejtorisë Vendore Tiranë do t’i kalojë në juridiksion Policisë së Durrësit. Komisariati i Krujës që deri tani ka qenë nën varësinë e Durrësit do i kalojë juridiksionit të Policisë Tiranë.

Struktura e re pritet të përforcojë dhe sektore si ajo e krimeve të rënda, e cila me ndryshimet e reja do të ketë në fokus vetëm hetimin e ngjarjeve apo veprimtarisë së grupeve kriminale. Ndërsa për sa i takon krimeve që si prapavijë kanë konfliktet banale apo ato brenda familjes është menduar krijimi i një sektori të ri.

Vëmendje e veçantë i është dhënë dhe krimit kibernetik që tashmë në çdo drejtori vendore do të ketë një sektor të veçantë të hetimit. Ky ndryshim ka si qëllim rritjen e kapaciteteve në luftën ndaj sulmeve kibernetike apo hetimin e krimeve që lidhen me këtë fushë.

Ndërkohë, një tjetër risi që pritet të sjellë struktura e re, është vëmendja që do i kushtohet objekteve arsimore. Kështu çdo komisariat policie do ketë në përbërje 3 specialistë zone të dedikuar vetëm për problematikat që lidhen me ambientet arsimore. Ky ndryshim vjen edhe pas disa incidenteve të regjistruara muajt e fundit në shkolla e gjimnaze të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit