-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje me armë zjarri në Burrel

Kryesoret

Një debat i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Mat.

Teksa ishin duke konsumuar kafe në lokal Bashkim Koçi dhe Akil Dedja Koçi qëlloi me armë zjarri Akil Dedjan duke e lënë të plagosur. Autori  38-vjeçar është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me armë zjarri një 39 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit B.K., 38 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se  një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër,  kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit