“Dalin dhe thonë, pse flet ky? Nuk e kanë vetëm me mua, e kanë edhe me ju. Nuk duan fytyra të reja”. Kështu u shpreh Lulzim Basha nga Vlora, ku ishte në takimin e radhës me të rinjtë teksa po përgatit rikthimin në krye të PD-së zyrtare të vulës.
Përsëriti tre shtylla e programit të tij; listat e hapura, vettingu në politikë dhe kufizimi i mandateve në qeverisje. Fajësoi Sali Berishën dhe Edi Ramën për ndryshimet e 2008. “Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.
Platforma jonë për ndryshime kushtetuese është një projekt jo për emra të përveçëm por mbi ide të përbashkëta. Duhet të rinovohet klasa politike, por jo me trampolinë” tha ai.
@5pyetjet.alPo vjen Luli! Perlën e radhës e “lëshon” nga Vlora♬ original sound – 5pyetjet.al