Mbajtja e zgjedhjeve të reja, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje si edhe themelimi i asociacionit janë tre kushtet e parashtruara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e situatës në veri.
Lajmi është njoftuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell nëpërmjet një postimi në Twitter.
Sat down with @predsednikrs and discussed with @VjosaOsmaniPRKS the dangerous situation in north of Kosovo.
With @EmmanuelMacron & @Bundeskanzler we met together and bilaterally with President Vucic and President Osmani. pic.twitter.com/2VRvS8B8jm
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
Sot ka pasur dhe dy takime mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës. Në njërin takim në tryezë ishte dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Kryeministri Rama deklaroi se konflikti duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë“