-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

Kryesoret

Pas tensioneve në veri Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës për mes një njoftimi zyrtar ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë.

Në njoftim bëhet me dije se kanë marrë raportime se janë ndaluar qytetarë të Kosovës nga autoritetet serbe gjatë kalimit.

Njoftimi i plotë nga ministrja:

MPJD fton qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi.

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.

MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.

Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit