-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj shqiptarëve në Mitrovicë, reagon policia: U dhunuan nga një grup kriminelësh

Kryesoret

Edhe policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin në hyrje të sheshit në veri të Mitrovicës

“Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Sulmi ndaj 2 shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, Sveçla publikon pamjet

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi” thuhet në njoftimin e policisë.

Serbët sulmojnë 2 shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

Dy shqiptarët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit