-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e Ramës: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme!

Kryesoret

Kryeministri Rama, shprehet se qëndrimi i tij për situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të BE dhe SHBA.

Rama shprehet se Kosova duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe serbët të kthehen në institucione.

Edi Rama: Qëndrimi ynë është shumë i qartë sepse e kemi shprehur. Kjo është një situatë e rrezikshme dhe e panevojshme. Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit. Sot jam kthyer nga Moldavia ku kanë qenë të gjithë liderët e një sërë vendesh. Qëndrimi unik i të gjithë liderëve të BE është qëndrim i njëjtë me atë të SHBA, që kjo situatë është e papranueshme, e pajustifukueshme. Serbët duhet të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme. Fokusi i të dy palëve nuk duhet të jetë që nga kjo përplasje të dëmtohet ushtarët e KFOR-it. Por të mbyllin marrëveshjen. Unë nuk jam këtu për të dhënë leksione për Albinin, ai është kryeministri i zgjedhur i Kosovës. Ka përgjegjësinë e plotë për vendimet që merr.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me Vuçiçin?

Edi Rama: Domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione. Braktisja e zgjedhjeve nga serbët, një gjë e pamenduar, emocionale. Dhe ka krijuar një vakum, pasojë është ajo që ka ndodhur. Të dy palët duhet të bëjnë një hap dhe duhet ta bëjnë shpejt, jo vetëm sipas meje, por sipas të gjithëve. Të mbarojë ky spektakël policish, ushtrish. Di një gjë të sigurtë që kjo që po ndodh, po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e botës demokratike dhe kjo nuk është e drejtë të ndodhë. Kosova ka qenë në të drejtën e vet për të bërë zgjedhjet, ka qenë në të drejtën e vet që të mos lejojë vakumin, por këtu hyjmë në një fazë tjetër, në momentin që kjo kthehet në arsye për konflikt, duhet zgjidhja. Serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht.

Blendi Fevziu: A ka një tentativë të komunitetit ndërkombëtar për të izoluar Kurtin?

Edi Rama: Unë mendoj që nuk duhet të shkojmë në këtë drejtim sepse është një moment shumë delikat, por Albini e ka të gjithë lojën në dorë dhe mund ta kthejë pa qenë nevoja që gjëja të shkojë në një përshkallëzim absurd. Deri në momentin që është shtruar në tryezë çështja e boshëllekut dhe janë vendosur këta 4 persona kundër boshklllëkut, për mua është bërë gjëja e duhur. Në momentin kur kjo tani, zgjedhjet dhe kthimi i serbëve në institucione, kthehet në qëndrim në vetevete. Dhe të përplaset KFOR atje, kjo vetëm e dëmton përditë dhe përorë Kosovën. Dhe mund të ketë një kosto të pallogaritshëm në aspektin e rënies së reputacionit. Por edhe respektit dhe duhet vite të riparohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit