-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Audio-regjistrimi i Trump, pranon se nuk mund të deklasifikonte një dokument sekret

Kryesoret

Mediat amerikane njoftuan se prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë siguruar një kasetë në të cilën ish-Presidenti Donald Trump dëgjohet tek thotë se ka një dokument të klasifikuar të Pentagonit në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Regjistrimi është bërë pas largimit të tij nga detyra e presidentit.

Rrjeti televiziv CNN, i cili njoftoi i pari rreth audio-regjistrimit, bëri të ditur se zoti Trump dëgjohet tek thotë se ai donte ta ndante informacionin sekret edhe me persona të tjerë, por e dinte se kishte kufizime në lidhje me kompetencat e tij për të deklasifikuar dokumente sekrete, pas largimit nga detyra.

Komentet janë bërë në korrik të vitit 2021, në klubin e golfit të zotit Trump, në Bedminster të shtetit të Nju Xhersit.

Fjalët që zoti Trump thotë në audio-regjistrim, duket se janë në kontradiktë me pretendimet e përsëritura të tij, se mund t’i deklasifikonte automatikisht dokumentet që mori me vete nga Shtëpia e Bardhë, pas largimit nga detyra.

Ky audio-regjistrim mund të shërbejë si një provë e rëndësishme për prokurorët, që po kërkojnë të vërtetojnë se zoti Trump e dinte se mundësitë e tij për të zotëruar dokumente të klasifikuara, ishin të kufizuara.

Tashmë kasetën e posedon Prokurori i Posaçëm Jack Smith, ekipi i të cilit ka shpenzuar muaj të tërë duke hetuar mënyrën se si janë trajtuar dokumentet e klasifikuara nga ana e zotit Trump, si dhe nëse zoti Trump apo dikush tjetër, është përpjekur të pengojë hetimin penal mbi këtë çështje. Ka shenja se hetimet ndodhen në fazat e fundit të tyre. Prokurorët kanë intervistuar një grup të gjerë dëshmitarësh përpara një jurie të madhe.

Deri tani ndaj asnjë personi nuk janë ngritur akuza penale./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit