Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i pranishëm në samitin e zhvilluar ditën e sotme në Moldavi ka folur para gazetarëve në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij, do të çimentohet edhe më shumë pozicioni anti-serb.
“Po kuptoj që ata nesër e kanë seancën e Parlamentit që edhe me shumë ta çimentojnë pozicionin e tyre anti-serb”, tha Vuçiç.
Vuçiç gjithashtu foli për tubimin e sotshëm të shqiptarëve në Mitrovicën Veriore, duke thënë se e ka organizuar një parti.
“Nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë sikur sot me tubimin që partia e tyre e ka organizuar në Mitrovicë të Jugut. Nuk e di pse po bëjnë këto ndoshta po iu duket se po iu shkojnë mire punët ndërkombëtarisht”, shtoi ai.