-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë dhe armë, arrestohen 4 persona në Fier

Kryesoret

Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se 2 prej tyre u arrestuan pasi thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit dhe në atë të narkotikëve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

M. S., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte 36 vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

-L. M., 33 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 21 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit