-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Albin Kurti: Tre kategoritë që po protestojnë në veri

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po jep llogari sot në Kuvend për situatën e tensionuar në veri dhe raportin me SHBA-në e BE-në pas presionit të fortë ndërkombëtar. Kreu i qeverisë dha versionin e tij për atë që po ndodh duke akuzuar direkt Beogradin zyrtar.

Në veri, kategoria e parë që po proteston janë kriminelët e mbrojtjes civile. Këta janë ajo pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste, që e admiron Milloshevicin dhe Putinin. Kategoria e dytë janë ata nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën.

Dhe kategoria e tretë janë kompanitë që u japin ditë pushimi punëtorëve me shkuar në protesta të dhunshme. Protestat vijnë prej poshtë nëse ka pakënaqësi, por këtu vijnë prej lart. Nuk është vullnet i popullit por direktivë e Beogradit.

Serbët, më vjen keq, por sot janë njerëzit më të pa lirë në Kosovë. Por jo për shkak të Prishtinës, por Beogradit. Ata duhet të çlirohen dhe Republika e Kosovës po e bën. Sot nuk në pyetje çlirimi i Kosovës, por komunitetit serb nga milica fashiste” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit