Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish procesin zgjedhor të 14 majit. Berisha publikoi video nga votimi në Kamëz, ku sipas tij komisionerët e PS-së kanë votuar për qytetarët.
“Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki.
Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.
Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias.
Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votues
it. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit.
Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja.“, tha Berisha.