Janë zbuluar detaje të reja nga ngjara e ndodhur në Shijak ku u plagos një person. Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo në sy të familjes së tij.
Mësohet se Hodo ka qëlluar tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, por në atë momente në shtëpi ndodheshin bashkëshortja dhe fëmija e Ardjanit.
Gruaja i lutet të ndalojë! Atentatori në Shijak e qëlloi 50-vjeçarin në sy të fëmijës
Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më, në atë momente autori u largua me shpejtësi nga shtëpia.
Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës Ardjanin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./ JOQ
Sherr dhe plumba në mes të natës! Kush ishte në shënjestër për t’u vrarë?