Burime kofidenciale bëjnë me dije se shtetasja Alma Beqiri, nga Korça, prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.
Sipas të dhënave, mësohet se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, A.B. nuk ua dorëzonte këto pagesa bizneseve duke i mashtruar.
Hetimi ka filluar pak muaj më parë, pas denoncimeve të bëra nga disa biznese, ndërkohë që nuk dihen ende shifrat që ajo ka përfituar duke përdorur mekanizma twë ndryshme mashtrimi. Në lidhje me rastin po hetohet nga ana e prokurorisë dhe policisë nëse ajo ka vepruar e vetme apo ka patur edhe bashkëpunëtorë.