Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku janë përplasur dy automjete tip “Audi” dhe “BMW”.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura.
4 prej të plagosurve ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku duken makinat e dëmtuara për shkak të përplasjes.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë