Në javën e parë të plotë të fushatës së tij presidenciale për vitin 2024, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis punoi shumë për ta karakterizuar veten si një kandidat që meriton të mbështetet, por dhe për të përcaktuar kufijtë me kundërshtarin e tij më të fortë brenda partisë, ish-Presidentin Donald Trump.
Teksa vizitoi 12 qytete në tre shtete, ku do të mbahen garat e para në mesin e republikanëve për të përcaktuar kandidatin zyrtar të partisë, zoti DeSantis tha se ai është një alternativë më konservatore dhe me e qëndrueshme, sesa Donald Trump-i.
Ish-Presidenti u përgjigj, çka shënoi një përshkallëzim të papritur të betejës në distancë mes dy pretendentëve kryesorë republikanë, që jo vetëm rriti tensionet në garën brenda partisë, por dhe shërbeu si pasqyrë e strategjisë fillestare të zotit DeSantis.
Gjatë takimeve në shtetet e Ajouas, Nju Hempshërit dhe Karolinës së Jugut këtë javë, guvernatori u shfaq si një luftëtar i paepur për çështje të tilla si aborti, emigracioni, shpenzimet qeveritare, krimi si dhe çështje që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBTQ.
Për herë të parë, zoti DeSantis nisi të vërë në pah kontrastin e fortë mes tij dhe zotit Trump, duke e cilësuar ish-presidentin si një politikan që kishte humbur rrugën, e që falë kompromiseve të lehta, ishte shndërruar në një ‘krijesë të qeverisë’, në vend që ta transformonte.
Kampi i zotit Trump është përpjekur të bëjë të njëjtën gjë me zotin DeSantis, duke e quajtur atë një “kukull të moçalit” dhe duke nënvlerësuar arritjet e tij si guvernator i Floridës./VOA
Artikulli i plotë këtu.