-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania në emergjencë për punonjës në një ndër gjashtë profesione!

Kryesoret

Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri.

Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopshte e çerdhet për fëmijët, në teknikën e automjeteve dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Krahasuar me një vit më parë gjatë vitit 2022 në hoteleri dhe gastronomi, në metalurgji dhe në autobusët e shërbimit urban ka mungesë personeli.

Regjistrimi i shtetasve të Ukrainës ndikoi në tregun e punës duke bërë që numri i të papunëve të ketë rritje më 2022. Nevojat e sipërmarrjeve për forca të reja pune megjithatë u rrit dhe numri i vendeve vakante arriti një vlerë të re rekord me gati dy milionë.

Edhe në profesionet e ndërtimit në vitin 2022 ka pasur mungesa në nivel federal. Në diferencimin sipas landeve megjithatë ka disa dallime si p.sh. në Berlin/Brandenburg ku ka mungesë në sektorin e ndërtimeve në lartësi dhe në thellësi. Ndërsa në disa lande të tjera aktualisht mungojnë arkitektë dheinxhinierë ndërtimi.

Në nivel federal prej vitesh mungojnë gjithashtu ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në këtë drejtim ende nuk duket se do të ketë përmirësim të situatës. Transformimi në këtë sektor mund ta intensifikojë edhe më shumë problemin e gjetjes së punonjësve të kualifikuar për këtë sektor. Në vitin 2022 ka pasur mungesa personeli kryesisht në fushën e zhvillimit të software-ve dhe në programim./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit