Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Përmet ku mbeti e pajetë një 65-vjeçare.
I dyshuari kryesor për vrasjen e është djali i viktimës 24-vejçari, Albi Muhollari.
Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, dhe e ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.
Autoritetet u vendosën në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.