Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell lidhur me situatën në veri të vendit.
Borrell ditën e sotme paraqiti kushtet që Brukseli kërkon nga Kosova dhe Serbia për qetësimin e situatës në veri.
Guerot shkruan se qëndrimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në emër të 27 shteteve është shumë i qartë.
Ambasadori francez shtoi se presidenti Macron, kancelari Scholz dhe Borell qartazi kanë treguar kushtet për të dalë nga kriza dhe thotë se për këtë e kanë mbështetjen e gjithë BE-së.
Déclaration très claire du Haut représentant de l’UE au nom des 27 États membres.
Le President Macron 🇨🇵, le Chancelier Scholz 🇩🇪 et le HR/VP Borrell 🇪🇺 ont clairement exposé les termes d’une sortie de crise, à Chisinau. Soutien de toute l’UEhttps://t.co/yIGYKO5USN— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 3, 2023