-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat për korrupsion, Balluku i kthehet Bardhit: Sa është tarifa juaj nga firmat private?

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku i është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit nga foltorja për korrupsion. Balluku ia ktheu po me një pyetje Bardhit replikën, duke e pyetur se sa e ka ai tarifën që merr nga çështjet që çon në Gjykatën Kushtetuese për firma të caktuara private, në dëm të interesave të qytetarëve.

“Meqenëse ishte një fjalë poetike, dua ti përgjigjem z. Bardhi që sekretarja ime e përgjithshme dhe unë kemi mbi pesë vite në detyrë dhe me gjithë punën që ju keni bërë duke çuar dosje në SPAK, që është një organ i pavarur, dua t’ju pyes sa është tarifa juaj për të dërguar çështje në Gjykatën Kushtetuese nga kompani private?

Bardhi “shpërthen” në Kuvend, akuza Ballukut dhe Manastirliut: Pse s’na thoni sa e keni tarifën?

Ju jeni ofruar për të marrë para për të mbrojtur interesat e tyre në Kushtetuese. Nga ana tjetër çështjet që ju çoni atje janë çështje që kanë të bëjnë me interesin publik. Thirrja juaj në 2021-n kushtoi jetë njerëzish në Elbasan, z. Bardhi. Shyqyr që nuk ka ngelur në dorën tënde që të gjykohet.

Dhe sa i përket kush hyn e kush del nga burgu, kjo nuk është në dorën e qeverisë. Në kohën tuaj drejtësia ishte shkopi dhe karota që ju kishit, por ne nuk e kemi në dorë këtë. Ju keni lindur dhe jeni rritur me idenë se drejtësia është më dorën e babait tuaj spiritual, por tek ne nuk është.

Ndaj, unë ju pyes z. Bardhi, ti që vihesh në dispozicion që ti shërbesh interesave individuale të kompanive private, që dëmton interesat e qytetarëve, sa paguhesh për këtë?”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj ministrja Balluku në replikën ndaj Gazment Bardhit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit