-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi “shpërthen”, akuza Ballukut e Manastirliut: Pse s’na thoni sa e keni tarifën?

Kryesoret

Gazment Bardhi ka folur ne seancën e sotme plenare duke akuzuar ministrat e qeverisë “Rama” për korrupsion, duke marrë shkas nga arrestimi i dy ditëve me parë të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila akuzohet për korrupsion në një tender.

“Rasti i arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë është shembulli i asaj që po bën kjo qeveri, ku tanimë tarifa e korrupsionit në qeverinë e Edi Ramës ka shkuar 40 %. Edi Rama është një politika që karrierën ë tij e ka bazuar të korrupsioni.

Akuzat për korrupsion, Balluku i kthehet Bardhit: Sa është tarifa juaj nga firmat private?

40 për qind vjedhin këta me vetëm një tender, por duan që populli të besojë që ky është një rast i mbyllur.

Merrni shembullin e Moldavisë, ku korrupsioni po luftohet ashpër, sepse ka një kryeministre të zgjedhur me drejtësi, dhe që i janë bashkuar shumë persona.

E keni të pamundur të mohoni faktet për atë që ndodhi të Ministria e Shëndetësisë. Nuk ka asnjë shprese që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë.

Korrupsioni është diçka që prek çdo gjë në vendin tonë. 80 për qind e shqiptarëve e shohin korrupsionin si element kyç, që përkeqëson të gjitha aspektet e jetës së përditshme. Ne duhet të ishim Zvicra e Ballkanit, por korrupsioni nuk po na lejon.

Psh. Sa e keni tarifën e korrupsionit në ministrinë tuaj znj. Zëvendëskryeministre. Edhe ju zonja ministre e Financave. Pyetini edhe ju sekretarët e përgjithshëm se sa e kanë tarifën. Znj. Ministre e Shëndetësisë si ka mundësi që heshtët për rastin e sekretares suaj të përgjithshme? Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen, që të tregoni me fakte se nuk jeni të përfshirë.

Megjithatë ju nuk keni se si të reagoni, pasi keni nga kush të mësoni. Dalja nga burgu i Sajmir Tahirit tregoi se Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo duhet të ndryshojë dhe e vetmja mundësi janë zgjedhjet e reja. Për Shqipërinë ky është shpëtimi i vetëm. Ka njerëz të ndershëm që mund ta shpëtojnë këtë vend.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij z. Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit