Mesditën e sotme në orën 13:00 kryetari i grupit të PD-së zyrtare, Gazment Bardhi ka mbledhur një pjesë të deputetëve që janë akoma të rreshtuar me vulën e partisë për të diskutuar lidhur me drejtimin e forcës politike.
Në pritje të përgjigjes së Jorida Tabakut pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, në mbledhje po diskutohet nëse partia do të drejtohet nga një person apo në mënyrë kolegjiale.
Ndërkohë që brenda pak javësh pritet që të shpallet data për zgjedhjet e reja për lidershipin. Në krah tjetër, Lulzim Basha deri tani i vetëm, ka nisur punën për rikthimin në krye të PD-së.
Deputetët e pranishëm
Arbi Agalliu
Xhelal Mziu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dash Sula
Ori nebiaj
Mungojnë
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Merita Bakiu