-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mike Pence shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kryesoret

Në garën presidenciale për zgjedhjet amerikane të vitit 2024, vendosi të marrë pjesë edhe ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, nën drejtimin e Donald Trump, Mike Pence.

Mike Pence dorëzoi dokumentet e tij të kandidimit përpara një prezantimi publik të planifikuar për të mërkurën në Iowa, raporton Associated Press.

Tani, në periudhën e ardhshme, ai do të hidhet në betejën për nominimin e republikanëve dhe do të përballet me ish-shefin e tij politik, Donald Trump dhe kandidatët e tjerë, përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSandis.

Në sondazhe ai duket se është shumë prapa Donald Trump ndërsa në ditët në vijim në Iowa pritet të shpallë qëndrimet e tij të ashpra për çështje si aborti, duke kërkuar mbështetjen e votuesve konservatorë.

Duhet të theksohet se Mike Pence ka qenë një mbështetës i vendosur i Donald Trump gjatë gjithë qëndrimit të tyre së bashku.

Marrëdhënia e tij u prish kur Donald Trump i bëri presion që të anulonte miratimin e tij për fitoren e Joe Biden në Kolegjin Zgjedhor pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.

Mike Pence refuzoi të përdorte rolin e tij për të çuar përpara qëllimet e Donald Trump. Më 6 janar 2021, një turmë pro-Trump sulmoi Kapitolin disa nga mbështetësit e tij duke brohoritur “Hang Mike Pence”. Që atëherë, ndarja e tyre mbetet e pakalueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit