Një mega operacion në Itali ka shkatërruar një bandë kriminale ku janë arrestuar 15 shqiptarë.
Mes shqiptarëve të arrestuar në pranga ka rënë edhe i shumëkërkuari Fisnik Smalaj.
Smalaj është një personazh i njohur në botën e krimit për bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze të “Ndraghetës”.
Mësohet se lokali i Smalajt në Frankfurt ishte kthyer në një bazë takimi për Ndraghetën. Në lokali po planifikohej blerja e 50 kg kokainë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut për në Gjermani dhe do të trafikohej në Itali.
Nga operacioni “Gentleman”, autoritetet identifikuan 34 persona të përfshirë në trafikimin e drogës, mes të cilëve shumica ishin shqiptarë.
Gazmend Alliu, 37 vjeç;
Ledio Hajdini, 24 vjeç;
Dilaver Hajdini, 33 vjeç;
Zigur Hametaj, 27 vjeç;
Zamir Oruçi, 36 vjec;
Klodja Paza 36 vjeç;
Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;
Ilir Ulqinaku 39 vjeç;
Arben Zela, 32 vjeç.