Avokati Tomë Gashi i ftuar tek “5 pyetjet nga Babaramo” për të folur për situatën në veri të Kosovës u shpreh se e gjithë “lufta” bëhet për territor asi sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm.
“Sa i përket zgjidhjes përfundimtare ne do të ruajmë sovranitetin tonë, por e gjithë lufta është për territor. Dhe mendoj që shteti i Kosovës do të rrënohet pa resurset që merr nga veriu”, tha Gashi.