I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kishin 3 kërkesa gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kërkesa të cilat sipas tij janë: qetësimin e situatës në terren në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në Dialog.
Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor.
Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.
Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.