-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen 5 varka artizanale dhe 1 traget në liqenin e Komanit! Në hetim pronari i tragetit

Kryesoret

5 varka artizanale dhe një traget janë bllokuar në liqenin e Komanit, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit.

Policia ka gjobitur drejtuesit e varkave me 10 mijë lekë, ndërsa ka nisur procedimin penal për pronarin e tragetit.

Sipas policisë bllokimi i tragetit në pronësi të Gjin Gurit, u bë pasi gjatë verifikimeve të kryera është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Gj. G., 53 vjeç, banues në Shtoj i Ri, Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.’- njofton policia.

Operacioni ‘Komani’ për kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, për sigurinë e turistëve dhe vizitorëve në liqenin e Komanit, vijon.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë operatorët turistikë, poseduesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, që të pajisjen me dokumentacionin e plotë tatimor për ushtrimin e kësaj veprimtarie tregtare, si dhe që të pajisen me dëshminë e aftësisë (leje guidimi), me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së pushuesve dhe vizitorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit