-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë, gruaja vret fqinjën sepse fëmijët e saj bënin zhurmë!

Kryesoret

Në SHBA, një afrikano-amerikane nënë e katër fëmijëve u qëllua dhe u vra nga fqinja e cila u ankua për “zhurmën” e shkaktuar nga fëmijët që luanin në kopsht.

CNN raporton se ngjarja ka ndodhur në Marion County, në Florida. Fqinja fillimisht sulmoi djemtë e saj duke i qëlluar me një palë patina. Në atë moment njëri nga djemtë hyri në shtëpi për të lajmëruar nënën e tij, Aj Owens, për incidentin.

Më pas ajo shkoi në shtëpinë e fqinjës e cili e qëlloi atë duke e lënë të vdekur. Familja e viktimës bën thirrje për drejtësi, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Një nga avokatët, aktivisti i njohur Ben Crump, tha se fqinja ishte një grua e bardhë dhe më parë kishte abuzuar në mënyrë rastiste ndaj saj dhe fëmijëve e saj.

“Nuk e ka hapur dhe e ka qëlluar nga dera”, tha nëna e viktimës, Pamela Dias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit