-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5Pyetjet.al” zbulon detajet e dosjes së dytë! Manovra e Dakos me KLSH-në dhe gjyqi fals

Kryesoret

Katër vjet pasi u shpall i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit, Dako u arrestua nga SPAK me dy akuza për shpërdorim detyre. Pesë zyrtarë të tjerë dhe një ndërtues përfundojnë gjithashtu në pranga, ndërsa tre në arrest shtëpie. Dosjet janë dy në ngarkim të Dakos.

Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe e dyta për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Kallëzimi për pallatin erdhi nga banorët, pasi godina pësoi dëme nga tërmeti i 2019 duke nxjerr në pah batërdinë që ishte bërë me katet shtesë. Ndërsa denoncimi për dosjen e dytë sipas avokatit erdhi nga deputeti i PD-së Xhaferraj.

Por për çfarë bën fjalë dosja e dytë që kallëzoi deputeti Ferdinand Xhaferraj?

“5Pyetjet.al” mëson se dosja lidhet me një tender për projektimin e shëtetores së Durrësit. Bashkia kishte hapur një procedurë për projektimin që nga 20 milionë lekë të vjetra e çoi në dhjetëfish.

KLSH në auditin që bëri e kapi shkeljen. Bashkia e Durrësit e cilësoi lapsus dhe u justifikua se do ta ndreqte. KLSH u rikthye për të ndjekur zbatimin e detyrave që la.

I njëjti burim tha për “5Pyetjet.al” se Bashkia e Durrësit bëri një manovër duke hedhur firmën në gjyq që të kthente lekët. Por në seancën gjyqësore nuk u paraqit dhe procesi u mbyll.

Lekët i ngelën firmës në shkelje. Deputeti Ferdinand Xhaferraj, asokohe, tre vite më parë në krye të PD-së së Durrësit e çoi dosjen në prokurori. Dhe mbrëmë u arrestua arrestimi i Dakos.

Ku e kaloi natën e parë të burgut Dako?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit