Qeveria ka marrë masat e para pas rënies drastike të euros në pikiatë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së sotme të qeverisë, njoftoi masat. E para dhe kryesorja lidhet me pagesën e kësteve të tatim fitimit për shoqatën e eksportuesve.
“Kategoria e ekspertuesve preket më shumë. Gjatë muajit të kaluar kemi pasur disa takime me shoqatën e eksportuesve ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të krijohen për t’u ardhur në ndihmë.
Bizneset që kanë çmimet e fiksuara paraprakisht në euro kanë pamundësi për të rishikuar kontratat. Një nga masat që u vendos është pikërisht shtyrja e afatit të kësteve të tatim fitimit deri në mars vitit tjetër, kur bizneset mbyllin bilancin dhe deklarojnë fitim apo humbjen.
Ekspertuesit nuk do të paraguajnë këstet e tatim fitimit, por vetëm gjatë vitit të ardhshëm pasi të bëjnë bilancin” tha ministrja.